➡️Projektbuxheti 2023 që Qeveria ka sjellë në Parlament dhe që mbrohet me pasion nga oborri i kryeministrit është diskriminues për Qarkun e Shkodrës dhe veçanërisht për Bashkinë e Shkodrës.
➡️Asnjë masë për investimet e domosdoshme në infrastrukturë, asnjë parashikim për ndalimin e pabarazisë sociale varfërisë dhe rrënimin e biznesit të vogël, asnjë hap për frenimin e rritjes dramatike të çmimeve, asnjë projekt për të ndalur shpopullimin dhe si rrjedhojë asnjë mbështetje konkrete ndaj të rinjve në arsim, shëndetësi, bujqësi,turizëm, trashgiminë kulturore, historike etj!
➡️Shkodra paguan çdo ditë çmimin e një Qeverie që mbron interesat korruptive dhe kriminale në ekonomi dhe që urren me pasion mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë! Projektbuxheti rikonfirmon atë që po ndodh prej 9 vitesh: Izolimin e kryeqëndrës së Veriut përballë parave që hidhen lum për pista helikopteresh, tunele e rrugë të reja për super vilat turistike të një grushti njerëzish që përfaqësojnë oligarkine korruptive që ka zënë për fyti ekonominë e shqiptarëve! Sa për shifrat, parashikimi Bankës Botërore është tronditës: Për shkak të mungesës së masave mbështetëse të Qeverisë, varfëria në vend do të rritet me 8.4% ⬇️






