Ballina Politike Të mërkurën Enea Karakaçi prezantohet si drejtuesi i ri politik i PS-së...

Të mërkurën Enea Karakaçi prezantohet si drejtuesi i ri politik i PS-së në Shkodër

Me 25 Mars në orën 17.00, në selinë e PS në Shkodër do të zhvillohet prezantimi zyrtar i drejtuesit të ri politik të Partisë Socialiste për këtë qark, Enea Karakaçi, duke zëvëndësuar Benet Becin. Ky emërim vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të PS-së në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama duket se nuk po humb kohë në përgatitjen e forcës politike që drejton për sfidat e ardhshme elektorale. Riorganizimi në Shkodër konsiderohet një hap i rëndësishëm, duke qenë një nga qarqet kyçe në skenën politike. Me emërimin e Enea Karakaçit në këtë detyrë, synohet forcimi i strukturave lokale dhe rritja e angazhimit politik në terren, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Ky zhvillim është pjesë e një serie ndryshimesh që Partia Socialiste po ndërmerr për të konsoliduar mbështetjen dhe për të rritur efikasitetin e organizimit në nivel vendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks