Ballina Kronike Procedime penale në Shkodër: ndërtime pa leje, zjarrvënie dhe incidente në protestë

Procedime penale në Shkodër: ndërtime pa leje, zjarrvënie dhe incidente në protestë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., 66 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
• referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi dje, në fshatin Mazrek, ka rënë zjarr në tokën në pronësi të shtetasit T. N., 58 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë pasi fijet e përcjellësit të energjisë elektrike, nga era, kanë rënë në tokë dhe kanë shkaktuar rënien e zjarrit në një pjesë toke pranë banesës së tij, ku është djegur një sipërfaqe toke me barishte të thata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas, në protestën e zhvilluar në fshatin Rrjoll, nuk iu është bindur punonjësve të policisë në detyrë, duke bllokuar rrugën për disa orë në kantierin e makinerive dhe ka bërë thirrje për veprime të dhunshme. Ai ka tentuar, së bashku me një grup personash, të futet me forcë në ambientet e kantierit, me qëllim bllokimin e punimeve, si dhe shkatërrimin e makinerive të firmës “Gener 2”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Xh., 68 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se dje, në fshatin Kosmaç, ka ndezur një zjarr në pronën e tij, por zjarri është përhapur, duke djegur një sipërfaqe me kallamishte dhe shkurre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks