Në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, patëm kënaqësinë së bashku me deputeten znj. Xhenis Çela, të zhvillojmë një vizitë në shtëpinë e ish-mundësit kampion, mjeshtrit te madh z. Selaudin Rexha.
Pas një periudhe të vështirë shëndetësore që ai ka kaluar, zgjodhëm këtë moment të veçantë për ta uruar për festën e Fiter Bajramit, duke i dëshiruar nga zemra shërim të shpejtë dhe jetë sa më të gjatë. Selaudin Rexha mbetet një figurë model e sportit të peshave të lehta, i cili nën drejtimin e trajnerit Eljaz Ahmeti u shpall disa herë kampion kombetar gjatë viteve ’80-’90 si dhe duke i sjell Shqiperise disa medalje nderkombetare, krahas sukseseve individuale, ai ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në arritjet e ekipit Vllaznia, që në atë kohë ishte lider i mundjes së lirë shqiptare.
Respekt dhe mirënjohje për këtë figurë të sportit tonë!






