Ballina Aktualitet Besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit/ Zv.myftiu i Shkodrës mesazhe për...

Besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit/ Zv.myftiu i Shkodrës mesazhe për familjen dhe ruajtjen e vlerave të saj!

Screenshot

Besimtarët mysliman të Shkodrës e falen Fiter Bajramin në sheshin qëndror, duke i dhënë fund 30 ditëve të agjerimit, lutjeve dhe sakrificave të muajit të Ramazanit. Nga hytbja e kësaj feste,  Zëvendës Myftiu i Shkodrës Arben Halluni në mesazhin e tij u ndal tek vlerat e familjes, duke kërkuar ruajtjen e saj nga shthurja dhe devijimet që po trondisin botën gjithnjë e më shumë.

Prindi 1 dhe Prindi 2 janë terma të ftohtë dhe që nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë fjalën nënë dhe babë tha Halluni ndërsa bëri thirrje që të rriturit të edukojnë fëmijët e tyre me vlerat e moralit, fesë dhe traditës shqiptare për të mos lejuar që në të ardhmen të devijojnë në orientimet e tyre.

Të gjjthë duhet të kenë frikë Zotin dhe t’i binden atij për të ruajtur të shëndoshë dhe larg imoralitetit familjen përfundoi Halluni, i cili uroi edhe festën e Fiter Bajramit. Ai udhëhoqi ceremonine në mungesë të myftiut Sytari që ndodhet në vendet e shenjta.

Pas faljes, besimtarët takojnë të dashurit e tyre, dhurojnë sadakanë ose kontributin për nevojtarët dhe më pas mblidhen për drekën me familjarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks