Ballina Kronike Rritet krimi në Shqipëri, mbi 38 mijë vepra penale në 2025, ulet...

Rritet krimi në Shqipëri, mbi 38 mijë vepra penale në 2025, ulet numri i vrasjeve! Kryeson Tirana, pas saj Shkodra …

Një panoramë komplekse ajo e sigurisë publike në vend gjatë vitit 2025. Numri total i krimeve ka arritur në mbi 38 mijë, me një rritje prej 17.4 përqind. Zbulueshmëria po ashtu është rritur me gati 2 pikë përqindje, duke kapur nivelin prej 94.8%.

VEPRAT PENALE 2024 DHE 2025

Kategoria            2024                     2025                     Ndryshimi

Vepra Penale       32,654                  38,345                  +17.4%

Një trend pozitiv vërehet në krimet më të rënda kundër personit. Statistikat tregojnë një rënie të qëndrueshme të vrasjeve, nga ato me dashje, të cilat u ulën me 2.4%, te vrasjet nga pakujdesia me një rënie drastike prej 40% dhe ato të mbetura në tentativë apo plagosjet me një ulje me 4.8%.

Numri i lartë i krimeve, ka prekur po ashtu dhe numër të ndjeshëm qytetarësh që kanë qenë viktima, mbi 19 mijë persona nga të cilët më shumë se 5600 femra, apo dhe afro 1400 të mitur

PERSONAT E PREKUR

Sipas Gjinisë                  

Meshkuj              13,496                  70.5%

Femra                  5,646                    29.5%

Sipas Grupmoshës               

Të mitur               1,409                    7.3%

Të rritur               17,733                  92.7%

Gati 39 mijë është numri i autorëve të krimeve. Gati 6900 u arrestuan në flagrancës ndërsa për afro 1100 pati me urdhër ndalimi. Pjesa dërrmuese 29 mijë të tjerë u ndoqën në gjendje të lirë ndërsa jo pak, por 1930 autorë rezultojnë të larguar dhe janë shpallur në kërkim.

STATUSI I AUTORËVE

Arrestuar                       6,925

Ndaluar                         1,096

Gjendje e lirë                 29,043

Në kërkim                     1,930

Qarku i Tiranës, për shkak të numrit më të madh të popullsisë, ka dhe shifrat më të larta të veprave, me gati gjysmat e tyre, ndërsa Gjirokastra me numrin më të vogël.

69bc39bdca926WhatsApp Image 2026-03-19 at 18.51.48 (1).jpeg

Në statistikat e Policisë së Shtetit, për vitin 2025 u goditën në total 26 grupe kriminale, 10 më pak se në vitin 2024. Raporti vë në dukje se falë bashkëpunimit me SPAK, u goditën dhe vendosën para përgjegjësisë penale edhe shumë nga anëtarët e grupeve kriminale të krimit të organizuar, në operacione të zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë./report tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks