Rreth 4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në një banesë, në një fshat të Peqinit.
Sipas informacioneve paraprake, banesa dyshohet se i përket Bilal Hasës, i cili është Drejtor i Burgut të Rrogozhinës. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.
Banesa ku u gjet sasia masive e bimëve të kanabisit, është rrethuar nga blutë dhe po vijon punën së bashku me grupin hetimor të ngritur për rastin./shqiptarja.com






