Një ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi karburantet që të mos abuzojnë me çmimin e naftës ose në të kundërt do të rikthehet Bordi i Transparencës, çmimi i naftës ka pësuar brenda 24 orëve rritje me 12 lekë.
Në disa pika karburanti në Tiranë, nafta po tregtohet deri në 214 lekë/litri. Kryeministri Edi Rama u tha furnizuesve të naftës në vend se për momentin nuk është parë e arsyeshme të ngrihet një bord për caktimin e çmimit të këtij produkti.
Ai i përgëzoi ata për faktin se çmimet në Shqipëri nuk janë rritur si në vende të tjera të botës për shkak të luftës në Iran dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.
Rama njoftoi furnizuesit se qeveria ka ndërmarrë një nismë për të futur në treg si distributor garant shumice, një faktor shtetëror.






