Ballina Kronike Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim dosjen

Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim dosjen

GJKKO këtë të enjte ka kaluar për gjykim dosjen lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit. Avokatët e Safet Bajrit, Behar Bajrit, Astmer Bilalit dhe Eria Agos kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh. Sipas mbrojtësve ligjore për këtë çështje me herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash.

Për vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur ndaj të pandehurve akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa për Eria Ago, SPAK e akuzon se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarjeje.

Motivi i vrasjes së Licit në gusht të vitit 2018, sipas SPAK lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi. /abc

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks