Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas.
Sipas informacioneve, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar. 45 vjeçari Krenar Çekiçi, i cili ishte drejtuesi I një prej mjeteve të aksidentuara ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës. Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë. 45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.






