Ballina Kronike Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Wanted 2”.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
I ndaluari, pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, në Shkodër, i cili u godit nga Policia, gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

Emiljan Hajdaraj 48 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks