Qarku Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. L., 20 vjeç dhe E. Rr., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në afërsi të automjetit të tyre, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, që dyshohet se e posedonin ata. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. M., 21 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë dhe pa dokumentacion;
-A. V., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjekësore, shtetasi N. M., 60 vjeç, i cili deklaroi se më datë 16.03.2026, duke lëvizur me biçikletë pranë banesës së tij, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ai u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. K., 25 vjeç, pasi është konstatuar kryer punime ndërtimi në një objekt në pronësi të tij, në zonën e mbrojtur në Shirokë, në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente;
-B. T., 34 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në një objekt në pronësi të tij, në zonën e mbrojtur në Shirokë, pa leje nga organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi I. A., 73 vjeç, banues në Pukë, ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat që kishte grumbulluar gjatë pastrimit të tokës në pronësi të shtetasit G. T., 72 vjeç. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






