Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin S. Gj., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në automjetin e tij iu gjet një dorezë metalike (përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
• T. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Koderbojë, pasi kanë bërë kallëzim bashkëshortja dhe djali i tij se 61-vjeçari i ka kanosur me jetë me anë të një sëpate dhe më pas ka shkatërruar pajisjet elektroshtëpiake dhe orenditë në banesën e tyre. Shtetasi T. Gj. u shoqërua në Spitalin Rajonal Shkodër për t’u trajtuar nga mjeku neuropsikiatër, pasi është i pajisur edhe me epikrizë për probleme të shëndetit mendor dhe nga diabeti.
• A. A., 53 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Xh. H., 67 vjeç, se ky shtetas, me vetëgjyqësi, i ka dëmtuar gardhin rrethues të pronës së tij.
Më datë 15.03.2026, një 17-vjeçar ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin në rrugën kryesore, përpara banesës së tyre, në fshatin Selcë, automjet i lënë në ruajtje nga gjyshi i tij, shtetasi Gj. T., 69 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.





