Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëndën plasëse të vendosur një ditë më parë në makinën e agjentit të krimeve në Lezhë, Gentjan Gjeta. Nga këqyrja e kamareve të sigurisë në zonë rezulton se autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë lëvizur me një motor. Ata nuk kanë arritur të identifikohen nga policia për shkak të kamuflimit, ndërsa pista e kryesore e hetimeve është për shkak të detyrës.






