Ballina Kronike Procedohet një 18 vjeçar, aksidentoi të miturin duke e dëmtuar në këmbë/...

Procedohet një 18 vjeçar, aksidentoi të miturin duke e dëmtuar në këmbë/ Një 23 vjeçar u vu në pranga pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Sh., për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. H., banues në fshatin Kosmaç, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi;
-K. P., 18 vjeç, banues në fshatin Vrith, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi;
-Gj. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 9-vjeçar, i cili është dëmtuar në këmbë. I mituri është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 12.03.2026, ka humbur jetën gjatë transportimit në spitalin rajonal të Shkodrës, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, shtetasi S. H., 59 vjeç. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks