Ballina Kronike Sherr në një biznes në Vrakë: tenton të vjedhë dy makina, kapet...

Sherr në një biznes në Vrakë: tenton të vjedhë dy makina, kapet me kanabis 58-vjeçari (EMRI)

Arrestohet 1 shtetas që tentoi të vidhte 2 automjete, dhe dëmtoi njërin prej tyre.

Gjithashtu, i arrestuari dëmtoi subjektin për shitje pjesësh për automjete, ku tentoi të vidhte.

Gjatë kontrollit u konstatua se ky shtetas posedonte lëndë narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Menjëherë pas marrjes së informacionit se në një subjekt për shitje pjesësh për automjete, në fshatin Vrakë, një shtetas kishte kryer disa paligjshmëri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi Mhill (Sokoli), Kashari. 58 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë 2 automjete, në një subjekt në këtë fshat.
Më pas, ai ka dëmtuar gomat e njërit prej tyre, dhe ka dëmtuar, duke ngjyrosur me spraj, fasadën e subjektit.

Në momentin e kapjes, 58-vjeçarit iu gjet me vete, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks