Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Naim Kurtoviq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Për pasojë, automjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, shtetasi Naim Kurtoviq, ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.






