Ballina Sociale Humbi 7 familjarë në tërmetin e 26 nëntorit, ndërron jetë si pasojë...

Humbi 7 familjarë në tërmetin e 26 nëntorit, ndërron jetë si pasojë e një arresti kardiak Albert Cara

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Albert Cara, i mbijetuari i tërmetit të 26 nëntorit 2019, ngjarje në të cilën ai humbi 7 prej familjarëve të vet. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale i afërmi i tij, Arben Cara, i cili është drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrëfikës. Në postimin e tij, Arbeni shkruan se Albert Cara ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak. Humbja e familjes gjatë tërmetit të nëntorit 2019 mbeti një plagë që nuk u shërua kurrë për Albert Carën.

“Sot u nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri. Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij. Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi. Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë”, ka shkruar Arben Cara në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kështu, humbën jetën:
Tre vëllezërit Cara
Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25-vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)
Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë
Anthi Cara – nusja e xhaxhait
Sadajana Hysa Cara – Mbesa e (Anthi Carës, vajza e Lindita Carës)
Një tragjedi me shuarjen e 7 pjesëtarëve të një familje. Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxor e gjallë nga rrënojat kur mund të kishte mbi 15 orë.

Familja e Albert Carës jetonte në katin e 5 të një pallati të shembur në Thumanë. Ndërsa nusja e xhaxhait të tij, me vajzën dhe mbesën jetonin në katin e parë. E gjallë u nxorr nga rrënojat vetëm Lindita Cara, dhe Albert Cara, vëllai i oficerit të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks