Ballina Aktualitet Në prag të 7 Marsit, Këshilli i Qarkut Shkodër dhuron 100 botime...

Në prag të 7 Marsit, Këshilli i Qarkut Shkodër dhuron 100 botime për Zyrën Vendore të Arsimit

Në prag të 7 Marsit, festës së mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou zgjodhi të dhurojë 100 botime të këtij institucioni për Zyrën Vendore të Arsimit. Këto botime, që pasqyrojnë vlerat kulturore dhe turistike të qarkut, do të pasurojnë fondin e bibliotekës dhe do të jenë në shërbim të shkollave të Shkodrës. Mes tyre spikasin tituj si “Guida Turistike e Qarkut Shkodër”, “Tingujt Folklorikë të Qarkut” dhe “Shkodra Vlera Tingëlluese”, botime që synojnë të ndihmojnë nxënësit të njohin më mirë historinë, traditat dhe pasuritë e rajonit të tyre.

Kryetari i qarkut Ndou dhe drejtoresha e Zyrës arsimore, Brisela Kadija, diskutuan gjithashtu mbi fushat e bashkëpunimit ndërinstitucional, me synimin për të forcuar lidhjen mes arsimit dhe promovimit të vlerave kulturore të qarkut.

Dhurimi erdhi si një kontribut konkret për të mbështetur arsimin dhe për të afruar më shumë nxënësit me historinë, kulturën dhe traditat e qarkut të Shkodrës. Përmes këtyre botimeve synohet që shkollat të kenë më shumë materiale studimore mbi vlerat e zonës, duke nxitur te të rinjtë njohjen dhe vlerësimin e trashëgimisë lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks