Një çift i ri nga Shkodra po përballet me dramën më të madhe të jetës. Djali i tyre, Roi, vetëm 2 muajsh, ka lindur me probleme serioze në mushkëri dhe sot po lufton për jetën.
I vogli ndodhet prej javësh në inkubator dhe frymë merr vetëm përmes tubave të ventilimit, pasi mushkëritë e tij të brishta nuk arrijnë të funksionojnë vetë. Mjekët kanë rekomanduar që ai të dërgohet urgjentisht për trajtim të specializuar në Itali, pasi çdo ditë që kalon rrezikon përkeqësimin e gjendjes së tij.
Shpresa për jetën e Roit ekziston, por kostoja e trajtimit është shumë e lartë. Për kurimin e tij nevojiten rreth 110 mijë euro, një shumë e papërballueshme për familjen e re.
Mes lotëve, nëna e vogëlushit bën një lutje që prek zemrën e çdo prindi:
“Ai po mbahet në jetë vetëm nga ventilimi. Ne kemi nevojë që ai të marrë frymë vetë dhe të jetojë si çdo fëmijë… Dua që djali im ta shohë këtë botë me sytë e tij”, shprehet ajo.
Familja u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen për t’i dhënë një shans jetës së Roit. Edhe një kontribut i vogël mund të bëjë diferencën dhe të sjellë shpresë për këtë familje.
👉 LINKU PËR TË NDIHMUAR:
https://gofund.me/668db82a0
Sot është koha për solidaritet.
Sot është koha të shpëtojmë një jetë. 🤲






