Dy të rinj banues në Laç janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen me armë të një banese në fshatin Brret të Krujës.
Sipas policisë së Durrësit “këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kanosur me arme zjarri pushkë gjysmë-automatike, kanë vjedhur në Brret, Krujë, në banesën e një 40-vjeçari”
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.
Të arrestuar janë K. G., 38 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga këta 2 shtetas.
Operacioni u kodua “Brreti”.






