Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër ka nisur verifikimet në terren në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri turistik në plazhin e Velipojës.
Drejtori i IMT-së, Pierin Lazri, bëri të ditur se janë kryer kontrolle të strukturave të shërbimit të ngritura përgjatë vijës bregdetare, duke i ballafaquar me dokumentacionin përkatës të administruar nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Lazrit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 649, datë 16.10.2024, “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të gjitha strukturat e përkohshme të shërbimit, përjashtuar instalimet sanitare publike dhe pikat e vrojtimit, duhet të çmontohen me përfundimin e afatit sezonal, me qëllim rikthimin e plazhit në gjendjen e tij natyrore.IMT i ka lënë afat të gjithë subjekteve që të bëjnë lirimin vullnetar të brezit rënor deri ne datën 5 Mars, në të kundërt do të ndërhyhet në bazë të ligjit…..sink Pjerin Lazri – Drejtor IMT Bashkia Shkodër
Ky proces është pjesë e masave për garantimin e rendit dhe standardeve në administrimin e vijës bregdetare, me qëllim që plazhi i Velipojës të jetë i lirë, i sigurt dhe i përgatitur në kohë për sezonin e ri turistik. Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim nga ana e bizneseve, në mënyrë që ndërhyrjet të shmangen dhe procedurat të përmbyllen në mënyrë vullnetare dhe brenda afateve të përcaktuara.






