Ballina Aktualitet Reagon Këshilltari Bashkiak Imeld Sokoli: Betonizimi i brigjeve të Bunës po paraqitet...

Reagon Këshilltari Bashkiak Imeld Sokoli: Betonizimi i brigjeve të Bunës po paraqitet si “rehabilitim”

Screenshot

Këshilltari Bashkiak Imeld Sokoli ka ngritur shqetësim publik lidhur me ndërhyrjet e fundit në zonën e hyrjes së qytetit pranë Ura e Bunës, duke e cilësuar projektin si një proces betonizimi masiv të brigjeve të Lumi Buna, nën petkun e rehabilitimit urban.

Statusi i plote:

Përtej asaj që shpreh bashkia nën petkun e rehabilitimit të hyrjes së qytetit, betonizimi i Lumit Buna po merr formë përfundimtare.

Nga nji inspektim i shpejtë në terren kuptoj që projekti i hyrjes së qytetit tek Ura e Bunës minimalisht nuk asht koherent si me funksionet e hapsinës por edhe me materialet e përdoruna në respekt të zonës delikate ku po ndërhyhet.

Metoda e projektimit dhe materialet e përdoruna në projektimit në rastin ma të keq janë të ‘daluna nga trendi’ ku kena t’bajm me metodat e planifikimit pozitivist pa marr parasysh faktorin e elemtenteve klimatike apo krizat e eventeve natyrore me të cilat zona ekspozohet shpesh.

Trendet ndërkombtare të projektimit po shkojnë drejtë nji miksimi ndërmjet projektimit arkitektonik dhe teknikave të absorbimit të efekteve të klimës e si rrezultat i ksaj, sipërfaqet e papërshkushme të ujit duhet të jen minimaliste. Do të thot që betoni duhet të ishte me pikatore në mënyrë që aftësia ripërtritse (rezilienca) e projektit të ishte e nalt.

Aq ma tepër që po projektojm në nji zonë që asht pjesë e zonës RAMSAR dhe zonë arkeologjike e si tmos mjaftonte kjo betoni asht i projektum me u vu bash mbi gurt historit të molit të qytetit.

Projekti i ndam në disa lote investimit ka edhe funksionalitet të gabum ku psh kemi portin e ndertum sfundimit dhe skam pa kurr nji anije që asht e ankorume në at vend qoft asht edhe nji sule peshkatarësh ku vlen shprehja “tesh na portin e bame, bani çka doni me te” 🙃

Mandej spo flasim për nji ‘shul’ betonit 3-4 kat që kto i thonë muze nji zgjidhje krejt e panevojshme në zonë që cfar do lloj materialit të ishte por minimalisht do të duhej me pru pak inovacion ndërtimit n’te dhe jo nji zhgun betonit…

Si tmos mjaftonte ana lindore e bregut të Bunës e njejta teknike punet po ndiqet në anën tjetër të Bunës vetëm beton beton beton i cili po zevendeson begun e shelgjeve që prekun ujin.

Të gjith këtij korracimi betoni bashkia i ven titullin “Shkodres i shtohen 18 ha sipërfaqe e gjelbër”, fatkeqsisht e them me bindje të plotë erozioni i ujit do ti captojnë sipërfaqet e betonit sidhe nqs do të ketë uj t’shtum n’zon keq do jetë puna… 🙃🙃

Për ma gjat fotot poshtë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks