Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë/ Zbardhet dëshmia në polici e bashkëshortes së autorit: Egli Pashollari më ngacmonte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë, ku 31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë. Autori i dyshuar është Gazmend Buçpapa, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas burimeve zyrtare, konflikti ka nisur pas pretendimeve për ngacmime ndaj bashkëshortes së Bucpapës, e punësuar si shitëse në një market pranë vendit të ngjarjes. Gruaja i kishte treguar bashkëshortit se Pashollari e ngacmonte vazhdimisht, dhe kjo situatë dyshohet se ka çuar në përplasjen fatale.

Rreth orës 15:40, Bucpapa, së bashku me bashkëshorten dhe një person tjetër, janë përballur me viktimën në zonën e ish-parkut në Tiranë. Debati ka degjeneruar në dhunë, dhe Pashollari është goditur me thikë, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes, të përfshirët janë larguar me automjet, i cili më pas është braktisur, dhe kanë vijuar lëvizjen me taksi drejt banesës së tyre në zonën e Sharrës. Bucpapa është larguar nga shtëpia dhe është shpallur në kërkim.

Bashkëshortja e tij është marrë në pyetje nga policia dhe ka deklaruar se viktima e kishte ngacmuar shpesh. Po ashtu, prindërit e autorit janë shoqëruar dhe kanë dhënë të njëjtin version të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Sapo ka dalë nga makina, 31-vjeçari është sulmuar nga tre personat. Gjatë përleshjes fizike, Gazmend Buçpapa dyshohet se e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali në zonë dhe më pas është nisur me makinën e tij drejt spitalit nga disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje. Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital./v+

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks