Shkodër/ Zbulohet tuneli ku kultivohej kanabis, 3 të arrestuar (EMRAT)

Strukturat e specializuara të Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Neonët 9”, në vijim të goditjeve ndaj veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “10 Korriku”, u zbulua një ambient (tunel), në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi Arvid Papajanis, i cili ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave dhe pajisjeve të posaçme që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga kontrollet në këtë ambient u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara narkotike kanabis (670 në total);

  • 126 llamba ndriçimi;

  • 80 pajisje inventari;

  • 31 panele LED;

  • 17 filtra ajri.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit Arvid Papajanis, 35 vjeç, banues në Shkodër, dhe Klodian Hasanaj, 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientin e përshtatur si tunel.

Gjithashtu, u vu në pranga edhe shtetasi Dritan Selmani, 40 vjeç, banues në Shkodër. Ndërkohë, nisi procedimi penal ndaj tre punonjësve të OSHEE për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Ky është rasti i 14-të i goditur në kuadër të operacionit “Neonët”.

Materialet procedurale iu referuan Prokuroria e Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks