Dorëhiqet nga gara për zgjedhjet në PD-në e Shkodrës, kryetarja në detyrë Eliona Shkreli

Zyrtarisht, njoftoj tërheqjen time nga gara për zgjedhjet për kryetare të PD dega Shkodër !

Drejtimi i degës së PD Shkodër ishte për mua një përgjegjësi e madhe morale, shoqërore dhe politike. Ishte sfidë në një kohë të vështirë politike përballë këtij pushteti kriminal, korruptiv dhe i pashpirt ndaj demokratëve! Ishte sfidë në një proces zgjedhjesh të pabarabarta përballë një shteti kriminal!

Dua të falenderoj të gjithë strukturat e degës së Partisë Demokratike ku falë punës dhe përkushtimit të çdo demokrati e simpatizanti arritëm që Partia Demokratike të dalë forcë e parë në Shkodër!

Dua të falenderoj me zemër të gjithë të rinjtë e të rejat, gratë, biznesin etj. për angazhimin dhe kontributin e çmuar që dhanë gjatë kësaj kohe që isha në krye të degës lokale të PD Shkodër. Bashkëpunimi me ta ishte padiskutim i vlefshëm dhe motivues, sidomos në rezultatin e zgjedhjeve!

Sot, kam vendosur të tërhiqem nga gara për kryetar dege, për t’i dhënë hapësirë kandidatëve që garojnë për kryetar dege, të vijojnë misionin fisnik të bashkimit të të gjithë demokratëve. Jam e bindur se vota e demokratëve do vendosë për zgjedhjen e kandidatit te duhur për kryetar partie, i cili do vazhdojë të punojë me ndershmëri dhe përkushtim në shërbim të demokratëve!

Jemi në prag të përgatitjeve të zgjedhjeve vendore të kthimit të Bashkisë Shkodër tek qytetarët, dhe jam e bindur se kjo do jetë sfida kryesore e drejtuesit të ri të degës, i cili do ketë mbështetjen maksimale timen dhe të të gjithë strukturave të partisë!

Unë do jem aktive në strukturat e Partisë Demokratike dhe në rrugëtimin tim të mëtejshëm politik me kontributin tim në PD, do të jem besnike e idealeve të familjes tonë të madhe dhe e bindjes time politike.

Jam shumë e nderuar dhe e vlerësuar që isha gruaja e parë kryetare e Partisë Demokratike së degës së Shkodrës që është qyteti simboli lirisë dhe demokracisë. Për këtë, falenderoj pa masë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha, që më besoi drejtimin e degës demokrate të Shkodrës në një situatë të vështirë dhe në rrethana totalisht të pafavorshme që ndodhej Partia Demokratike në zgjedhjet kriminalo-korruptive të 11 majit përballë narkoshtetit të Ramës dhe Becit që grabitën votat.

Dua të falenderoj drejtuesin politik të Qarkut, prof.Luçiano Boçi për bashkëpunimin dhe përkushtimin e Tij, deputetët znj.Greta Bardeli, z.Bardh Spahia, z.Kliti Hoti, nënkryetarët e patisë znj.Vildana Gushta, z.Qashif Hoxha, z.Ndoc Ashta dhe z.Arben Lushaj për bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj kohe në drejtimin e degës së PD në Shkodër!

Falenderoj nga zemra bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, sekretarin politik z.Besnik Kastrati dhe atë organizativ z.Gjenarin Kapcari të cilët ishin ndihmesë e madhe dhe krah i fortë në mbarëvajtjen dhe menaxhimin e funksionimit dhe organizimit të degës dhe të zgjedhjeve të 11 majit!

Falenderoj kandidatët për deputetë z.Ted Kopliku, z.Ndoc Ashta, znj.Senada Mehmeti, z.Arben Lushaj, znj.Matilda Matija, z.Liljan Idrizaj për bashkëpunimin lehtësimin e punës, të cilët u angazhuan me menaxhimin e strukturave dhe gjithë fushatës elektorale!

Falenderim të veçantë dhe mirënjohje kam për të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, anëtarët e kryesisë së degës, kryetarë grupseksionesh, seksionesh, sekretarë dhe anëtarë të strukturave. Ata ishin dhe janë lokomotiva e çdo procesi zgjedhor dhe organizativ me bazën, anëtarët dhe simpatizantët e forcës tonë politike dhe votuesit e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë kam për gjithë strukturat që më propozuan në të gjitha grupseksionet e rajoneve të Shkodrës dhe Njësive Administrative, duke më dhënë forcën, dashamirësinë dhe vlerësimin e tyre për kontributin tim në Partinë Demokratike lokale si anëtare e Këshillit Bashkiak dhe si kryetare e komanduar e degës së PD Shkodër!

Falenderoj mediat, gazetarët, kameramanët që ishin gjithmonë prezent në deklarata, takime dhe zhvillime të ndryshme të Partisë Demokratike, duke i dhënë hapsirën e nevojshme forcës më të madhe opozitare në Shkodër dhe Shqipëri!

Dua të falenderoj pa masë aktivin e Partisë Demokratike, çdo anëtar, simpatizant, votues, për mbështetjen që më kanë dhënë dhe më japin me mesazhet e tyre të pafundme, me takime dhe me besimin që i japin figurës time qytetare dhe politike!

Falenderoj gjithashtu çdo banor të territorit të Bashkisë Shkodër që nuk aderon në asnjë parti por edhe ata që aderojnë në parti të majta, të cilët më kanë shprehur shqetësimet tyre mbi problematika të ndryshme të qytetit dhe zonave ku ata jetojnë duke më dhënë besim si një zë i besueshëm për ta’ dhe si një zë opozitar në krah të qytetarit dhe në të mirë të Shkodrës tonë!

Unë kam qënë, jam dhe do jem në Partinë Demokratike, jam dhe do jem zëri i kauzave të Partisë Demokratike, jam dhe do jem zëri i qytetarëve dhe i Shkodrës, jam dhe do jem zëri denoncues i pazareve, korrupsionit dhe i çdo padrejtësie që po i bëhet qytetit tonë nga kryetabashkiaku tashmë I pandehur Benet Beci dhe grupi i tij drejtues që po shkatërrojnë çdo ditë e më shumë identitetin, kulturën dhe trashëgiminë historike të qytetit tonë!

Do jem mbështetje për drejtuesin e ardhshëm të degës së Shkodrës duke promovuar gjithnjë bashkimin e demokratëve, si e vetmja rrugë drejt pasurimit dhe rritjes së familjes së madhe demokrate në Shkodër!

Partia Demokratike është drejt zhvillimeve të mëdha! Kauza kryesore është qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme! Të gjithë bashkë duhet të jemi krah Partisë Demokratike, të lëmë pas çdolloj hatërmbetje, të bashkohemi në të mirë të Shkodrës dhe të Shqipërisë duke qënë në betejë kundër armikut të shkodranëve e shqiptarëve, kundër Edi Ramës dhe narkoshtetit të Tij!

Të gjithë të bashkuar, ia dalim çdo kauze lirie dhe demokracie✌️

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks