Ballina Aktualitet Rruga e Dukagjinit kthehet në debat politik në këshillin bashkiak Shkodër

Rruga e Dukagjinit kthehet në debat politik në këshillin bashkiak Shkodër

Një fond për rrugën e Dukagjinit që këshilli bashkiak i Shkodrës e miratoi muajt e kaluar por Prefektura e Qarkut Shkodër e ktheu mbrapsht pas një komunikimi me Ministrinë e Financave u kthye në një debat politik në Këshillin bashkiak të Shkodrës. Fillimisht ishte miratuar rehabilitimi i rrugës Prekal-Ndërlysa por ky Këshilli Bashkiak vendosi ta shkurtojë duke miratuar rehabilitimin vetëm për aksin Kir-Breg Lumi, rreth 20 kilometër më pak dhe me disa ndërhyrje që u hoqën.

Nënkryetari i bashkisë Shkodër Tonin Dedaj tha se Prefektja Majlinda Angoni ka shkelur ligjin, gjë e cila gjeti kundërshtinë e këshilltarëve të majtë.

Ndërkohë teksa u miratua një tarifë prej 5 mijë lekësh për atë që quhet libri i udhëtarëve që i shërben agjencive turistike, bashkia Shkodër u vendos nën akuzë për mosmbledhje taksash.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u miratuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës, fondi 6% i ndihmës ekonomike për shtatorin dhe tetorin, ndihma për familjet që iu dogjën banesat apo edhe një ndryshim në buxhetin afatmesëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks