Ballina Aktualitet Absurdi me doktoraturën në universitetin “Luigj Gurakuqi”, pedagogët në protestë. Rektorja Golemi...

Absurdi me doktoraturën në universitetin “Luigj Gurakuqi”, pedagogët në protestë. Rektorja Golemi fshihet pas argumentave, shmang mediat

Protestën 3 javore e mbyllen përballë plotësimit të pjesshëm të kërkesave të tyre, por pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” gjatë të martës u rikthyen në protestë, këtë herë kundër strukturave drejtuese të këtij institucioni të lartë arsimor. Shkak është bllokimi i proçedurave të doktoraturës që u miratua një vit më parë dhe që rrezikon djegien. Ata kërkojnë që rektorja Suzana Golemi të marrë masa, pasi po bëhet pengesë dhe shkak për një skandal në arenën ndërkombetare.

Sead Baraku është pedagog pranë departamentit të turizmit. Ai thotë se për shkaqe absurde po i mohohet e drejta për të vijuar ciklin e 3- të të studimeve.

I vetmi arsyetim që rektorja Golemi u ka dhënë është se doktoratura duhet të jetë ndërdisiplinore, gjë e cila në bazë të shkresave të ministrisë kundërshtohet, pasi projekti i financuar është doktoraturë në “ekonomi dhe turizmin e qëndrueshëm”. Për mediat zyrtarisht Golemi ka zgjedhur të mos flaës duke u fshehur pas argumemtave absurde. 3 ditë më parë 5 universitetet partnere të projektit i drejtuan një shkresë rektoratit ku kërkuan të merren masa të menjehershme për hapjen e thirrjes drejt aplikantëve, ku afati i fundit është 14 nentori, në të kundërt ky projekt do te digjet duke patur penalitete për universitetin i cili klasifikohet tek lista e zezë e mos përfitimit të projekteve të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks