Deputeti i PD-së, Kliti Hoti ka depozituar kërkesë në Kuvend, për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala. Hoti, në kërkesën e tij, drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, thotë se është shumë shqetësuese situata në spitalin onkologjik, por edhe ajo e tregut të barnave.

Deputeti kërkon sqarime për disa çështje si centralizimi i shërbimeve onkologjike pothuajse në Tiranë, mungesën e burimeve njerëzore, apo edhe mungesat e shpeshta të barnave në treg dhe në sistemin publik.

Kërkesa e Kliti Hotit drejtuar Niko Peleshit

I nderuar z.Kryetar i Kuvendit,

Situata reale e Onkologjisë si dhe ajo e tregut të barnave në Shqipëri është shumë shqetësuese. Ka një mospërputhje midis strategjive të shpallura dhe realitetit të sistemit shëndetësor.

Konkretisht duke pasur parasysh gjendjen e shërbimit onkologjik në Republikën e Shqipërisë, dhe veçanërisht:

-Centralizimin ekstrem te shërbimeve onkologjike pothuajse ekskluzivisht në Tiranë, nëkundërshtim me çdo standard europian të aksesit të barabartë.

-Mungesën e qendrave funksionale rajonale për diagnostikim dhe trajtim, veçanërisht për kancerin e gjirit.

-Mungesën kritike të burimeve njerëzore: onkologë, radioterapistë, infermierë të specializuar dhe staf mbështetës.

-Ngarkesën e papërballueshme për pacientët dhe familjet e tyre, për shkak të udhëtimeve, pritjeve të gjata dhe ndërprerjes së trajtimit.

-Mospërputhjen e thellë midis strategjive, planeve dhe deklaratave publike të Ministrisë dhe realitetit faktik në terren.si dhe situatën aktuale të barnave ne treg, konkretisht:

-Rritjen e ndjeshme dhe të pajustifikuar të çmimeve të barnave jetike,

-Paqartësi dhe mungesë transparence mbi politikat e shpallura për uljen e çmimeve të barnave.

-Mungesa të shpeshta të barnave në treg dhe në sistemin publik, duke rrezikuar drejtpërdrejt vazhdimësinë e trajtimit të pacientëve.

-Mosfurnizim i pritshëm me barna esenciale, si pasojë e politikave të gabuara të çmimeve,rimbursimit dhe tenderimit.

-Transferim i barrës financiare nga shteti te pacientët, duke cënuar parimin e mbrojtjes socialedhe të drejtës për trajtim.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimine një interpelance me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu