Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm. Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë. Ndërsa Shkëlqim Hajdari i cili dha dorëheqjen nga ky post, është emëruar prefekt i Tiranës.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë. Emri i Sulës në këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërkohë që pas konkursit, ish-deputeti demokrat ka dalë i pari në renditje. Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend, ndërkohë më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu