113 raste të reja me kancer janë zbuluar gjatë vitit 2025 në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mjekët ngrenë shqetësimin për rritjen e numrit të të prekurve, por edhe për uljen e moshës së pacientëve. Kanceri i mushkërive vijon të mbetet më i përhapuri, i ndjekur nga kanceri i gjirit.

Kryerja e check-up-eve, kontrollet rutinë dhe depistimet e vazhdueshme mbeten mënyrat më të mira parandaluese, si dhe çelësi për kapjen e sëmundjes në fazë të hershme. Fatkeqësisht, sipas mjekëve, shumë raste vazhdojnë të diagnostikohen në stade të avancuara.

Fari Mezini, i diagnostikuar me kancer të zorrës katër vite më parë, vijon terapitë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai apelon për më shumë kontrolle dhe për besim ndaj mjekëve.

Onkologet bëjnë thirrje për më shumë mbështetje ndaj pacientëve, si dhe për rritje të investimeve në kërkime shkencore në luftën kundër kancerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu