Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në vendin e quajtur “Kthesa e Qerretit të Vogël”. Një automjet “Audi” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në greminë. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Bardhok Pushtrija. Ai është nxjerrë me shpejtësi nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.






