3 mijë e 265 biznese të reja më tepër nisën aktivitetin gjatë vitit të kaluar.Qendra Kombëtare eBiznesit ka publikuar shifrat të cilat konfirmojnë një rritje të ndjeshme të subjekteve që operojnë në vendin tonë.Shtimi I bizneseve që ushtrojnë aktivitetin rezultion  edhe më i fortë nëse e krahasojmë me vitin 2023.Sipas të dhënave të QKB regjistrimet e bizneseve të reja  në vitin 2025 rezultuan  20,765 subjekte nga 17,500 në vitin 2024. Një element i rëndësishëm i vitit 2025 është edhe përfshirja e grave në sipërmarrje, ku 6,596 subjekte rezultojnë të drejtuara nga femra.

Përsa I përket sektorëve të dhënat konfirmojnë se sektori I shërbimeve dhe tregtisë e lidhur me turizmin vijojn të mbajnë peshën kryesore. Sipas aktiviteteve ekonomike, numri më i lartë i regjistrimeve i përket tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave me mbi 5 mijë të tilla ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor  me rreth 3 mijë ,ndërtimi aktivitetet profesionale, informacioni dhe komunikacioni .

Kryeqyteti vijon të mbajë numrin më të lartë të bizneseveme 11,175 biznese të reja, e ndjekur nga Durrësi ,Vlora e Fieri, ndërsa regjistrime të konsiderueshme janë shënuar edhe në Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.

Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 2,000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, prodhim dhe tregti.

Bizneset e reja 

Viti 2025  20.765

Viti 2024  17,500

Viti  2023  16,853 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu