KPA konfirmon prokurorin shkodran Lazër Çardaku në detyrë

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) ka vendosur përfundimisht në favor të prokurorit shkodran të Tiranës, Lazër Çardaku. Në çështjen nr. 55/2024, datë 27.12.2024, KPA ndryshoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 812, datë 08.11.2024, duke e konfirmuar Çardakun në detyrë.

Çardaku ishte shkarkuar më 8 nëntor 2024 nga KPK për probleme në kriterin e pasurisë, që u konsideruan se cënonin besimin e publikut tek drejtësia. Megjithatë, trupi gjykues i KPA e vlerësoi të besueshëm në këtë kriter dhe me nivelin minimal të kualifikimit për profesionalizmin.

Më herët, në tetor 2025, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që prokurori shkodran të vazhdojë të ushtrojë detyrën edhe tre vjet pas mbushjes së moshës së pensionit (67 vjeç), duke mundësuar që të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç.

KPA njofton se vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu