Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. K., 66 vjeç, banues në fshatin Plezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P., 53 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen A. Xh., 23 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. P., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 35 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 40 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi N. V., 81 vjeç, banues në fshatin Pulaj, se më datë 26.01.2026, shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Pulaj, ka goditur me grusht djalin e tij 45 vjeç, me probleme të shëndetit mendor dhe me aftësi të veçanta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. N., 32 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi ka braktisur fëmijët e saj të mitur;
-D. M., 57 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.






