Screenshot

Në kuadër të 103-vjetorit të krijimit të shërbimit pyjor, në zonën e Mnelës, në Vau Dejës, u zhvillua një demonstrim i mbjelljes së rreth 300 fidanëve pishe. Drejtoria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Bashkinë Vau Dejës është angazhuar për pyllëzimin e çdo zone të prekur nga zjarret, ku në total bëhet fjalë për rreth 35 hektarë.

Dëmet e shkaktuara nga zjarret në masivin pyjor kanë qenë të mëdha, ndërsa zjarrvënia e qëllimshme vijon të mbetet shqetësuese. Shkjau apeloi për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri nga vetë banorët e zonës.

Ky aksion pyllëzimi përbën një hap konkret drejt rikuperimit të masiveve pyjore të dëmtuara dhe ruajtjes së ekosistemit natyror në zonën e Vau Dejës. Pushteti vendor thekson se angazhimi për mbrojtjen e pyjeve do të vijojë edhe në muajt në vazhdim, ndërsa bashkëpunimi me komunitetin mbetet thelbësor për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e mjedisit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu