Ka dështuar seanca paraprake ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Ai vetë nuk u paraqit në GJKKO, e ndërsa pengesë për shtyrjen u bë edhe mungesa e një pjesë prej të pandehurve.

SPAK e dërgoi në bankën e të akuzuarve Becin bashkë me 6 persona të tjerë. Prokurori Dritan Preci e gjeti fajtor Becin në lidhje me një procedurë prokurorie gjatë kohës që ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH.

Sipas njoftimit, Beci akuzohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik”, me vlerë 96.5 milion lekë. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Berberit.

Seanca e radhës u caktua me datë 11 shkurt, ora 12.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu