Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka ndarë një mesazh falënderimi për punonjësit që u angazhuan gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike gjatë së shtunës. Mbi 1350 punonjës policie gjendeshin në detyrë gjatë protestës në të cilën u përdorën bomba molotov dhe objekte të tjera.Proda falënderon të gjithë të angazhuarit për demonstrimin e standardeve profesionale, respektit ndaj ligjit dhe përgjegjësisë, teksa uron shërim të shpejtë për 11 punonjësit e lënduar.“Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit,Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar”, shkruan Proda.
Ballina Aktualitet Protesta e PD, Ilir Proda falënderon punonjësit e policisë: Pavarësisht akteve të...






