Këshilltari Bashkiak, Imeld Sokoli ka reaguar ne lidhje me projektin e rikualifikimit urban të lagjes Zogaj, i bërë publik nga kryetari i bashkisë Benet Beci, të cilin e akuzon se ka bllokuar qellimisht keto investime ne kohen e Partisë Demokratike, kur ai ishte në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Përmes këtij qëndrimi, Sokoli ngre shqetësime mbi transparencën institucionale, përgjegjësinë politike dhe ndikimin që këto procese kanë pasur në zhvillimin real të zonës. Ai e paraqet këtë reagim si një detyrim ndaj qytetarëve dhe profesionistëve që, sipas tij, njohin nga afër rrjedhën e këtyre projekteve dhe presin qartësi mbi premtimet, financimet dhe zbatimin konkret në terren.
Statusi i plote:
Botoks-projektet si dështime dhe zvarritje të financimit që tentohet ti mveshet ‘suksesi’ si instrument për të kapur masat… Në fakt nuk i vë faj popullatës që rrehen e bahet kubël nga nji propagandë kapilare që ushtrohet nga pushteti por fatmirsisht profesionistëve dhe njerëzve që kanë qenë pjesë e këtyre nismave nuk mund ti hidhet hi syve. Në këtë rast lind nevoja për të tregu të vërtetën.
Projekti i prezantuar sot për Fshatin Zogaj me financim nga BERZH në fakt është pjesë e paketës së financimit të Rehabilitimit të Bregut Perendimor të Liqenit të Shkodrës ku Bashkia Shkodër ishtë përfituese që në vitin 2018 ndërkohë autoriteti nënkontraktues ka zvarritur investimin për rreth 8 vite ku drejtor i këtij autoriteti ishte as me pak e as më shumë por Kryetari i sotëm i Bashkisë Shkodër.
Më pas çështja e këtij projekti merr përsëri ngjyra politike ku këto ‘financime’ përdoren për fushatën e vitit 2021 nga drejtuesi politik i kohës që për ironi të fatit është i denuar dhe ndërkohë vjen viti 2026 ku kjo paketë të transformohet dhe tkurret në investime mjaft të vogla në krahasim me atë cka ishin parashikuar në vitin 2018 po nga një drejtues politik që pritet të denohet. Fatkeqsi që luhet me fatet e një bashkie në kët mënyrë. Po e mbyll me një pyetje për ata që e lexojnë postimin dhe i djeg fort ky postim, po ajo pika kufitare kur do hapet atje ne Zogaj apo do kalojmë kshu në mënyrë ilegale.






