Deputeti Bardh Spahia ka publikuar të dhëna konkrete mbi investimet e qeverisë së Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër gjatë viteve 2005–2012, që kapin vlerën mbi 311 milionë dollarë, duke përfshirë rrugë, shkolla, shëndetësi, energji dhe ujësjellësa, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve politike dhe justifikimeve për korrupsionin.
Reagimi i plotë:
Për çdo mbeturinë patronazhiste që ka “humbur” memorien dhe mendon se mund të mbrojë hajninë e hajdutët me shprehje shabllon të tipit ” vjedh por punon” apo “cfarë bëri PD në 30 vite”, poshtë gjeni vetëm disa nga punët e qeverisë së PD në Shkodër.
Nëse nuk besoni të verbuar e marrosur nga servilizmi ndaj padronëve tuaj, për gjëra që mund të kem harruar ju ftoj të ndiqni fjalimin e Benet Becit në vitin 2013 në Pallatin e Kongreseve kur thurrte lavde pa fund për arritjet e PD-së.
Investime ne Qarkun Shkodër nga qeveria e Partisë Demokratike gjatë viteve 2005 – 2012.
- 790 Km rrugë nacionale dhe lokale të ndërtuara/rikonstruktuara. (196,099,312 $)
- 107 ndërtime/rikonstruksione (shkolla, palestra, konvikte), 26 nga këto janë ndërtime të reja. (26,432,819 $)
- 32 Qendra Shëndetësore janë ndërtuar dhe rikonstruktuar. Spitali Rajonal i rehabilituar plotësisht. (14,932,575 $)
- 31 Km argjinatura janë riaftësuar për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe zonave urbane. (21,311,451 $)
- 1815 ha ullij/ arrore/ frutore/ vreshta/ bimë medicinale nga viti 2007-2012. (5,265,420 $)
- Rehabilitim i plotë i sistemit të prodhimit të Hidrocentraleve, Kaskada e Drinit. Ka siguruar furnizim me energji elektrike në nivel kombëtar, (18,500,000 $)
- Financime për Ujësjellësa dhe rrjet hidrik, (34,206,834 $)
- Në Total 311,482,991 US Dollarë.






