Nga Ted Kopliku/ KUJDES: Pamje të rënda për ata që e shikojnë qytetin nga dronët e Benetit dhe jo me sytë e ballit
“Partia Demokratike e la Shkodrën në Mesjetë, ndërkohë Beci solli si Prometeu dritën e Rilindjes që kishte mbetur në Lezhë, se e pengonte administrata lokale e PD.”
Kjo narrativë tru-shplarëse duhet demontuar me disa fakte të thjeshta dhe sot do e fillojmë me disa investime krejt periferike të kohës së PD, mirëmbajtja e të cilëve sot nga PS konsiderohet si kryevepër dhe arritje madhore në Shkodër.
FAKT 1 : NGA URA E BUNËS NË SHIROKË
1. Në errësirën mesjetare të PD
✅️ U ndërtua Ura e Re e Bunës, duke përmirësuar të paktën 800% trafikun në atë aks.
✅️ U ndërtua Rruga e Shirokës, ajo rrugë që është akoma sot, rrugë që më përpara ishte e kalueshme vetëm për qerre apo dhi.
✅️ U bë zgjerimi i rrugës, ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi i rrugës.
✅️ U bë rrethimi me parmakë çeliku në respekt të parimeve arkitekturore për landscape-t dhe të sigurisë për kalimtarët, duke i bërë brigjet e liqenit të aksesueshme.
2. Nën dritën e vonuar të PS
✅️ U rindërtuan trotuaret dhe pista e biçikletave dhe u modernizua ndriçimi.
❌️ Konturimi u ndryshua dhe kjo ne injorim total të natyrës, duke penguar pamjen e Liqenit nga udhëtarët në makina (shiko fotot, nëse nuk keni kaluar). Udhëtimi duket si në një autostradë të rrethuar me llamarinë të pandërprerë.
⚠️ Fletët e metalit të drejtuara për lart mubd të jenë rrezik për aksident të vrapuesëve ose çiklistëve.
☢️ Akoma pa përfunduar rrethimi, metalet kullojnë ndryshk.
❓️ A dihet ku shkuan tonelatat e çelikut të parmakëve qe u shkulen ne Rrugën e Shirokes (të instaluara në vitin 2012 dhe me 0 amortizim) ?
🚫 Asnjë dalje për brigjet e liqenit për pushuesit, duke i kthyer të pa përdorshme për pushuesit.
🚯 Asnjë kosh për mbeturinat anës rrugës. Bregu i mbushur me mbeturina, jo vetëm nga mungesa e koshave por edhe i pastrimit të Liqenit, pavarsisht blerjes së makinerive që janë zhdukur.
✖️ Punime të shtrenjta dhe të dobëta. Shembulli më ilustrues është qendra e Shirokës ku rruga është ç’bërë dhe lojrat e fëmijëve jashtë përdorimi.
Ne që kemi vendosur të jetojmë në këtë vend duhet të kërkojmë llogari dhe të mos ngihemi me lugën bosh. Administrata shëtitëse e jabanxhive do kthehet prap në qytetet e tyre për të shijuar milionat që hiqen nga buxheti i destinuar për Shkodrën e shkodranët.






