Personeli shëndetësor në Shkodër ende nuk ka marrë pagën e muajit dhjetor. Kjo situatë problematike, sipas kryetarit të Sindikatës së Shëndetësisë Shkodër, Paolo Kaceri, përsëritet çdo vit dhe po rëndon ndjeshëm kushtet ekonomike të punonjësve të shëndetësisë. Ai thekson se një pjesë e madhe e personelit shëndetësor përballet me vështirësi financiare, ndërkohë që nuk kanë përfituar as pagën e 13-të dhe as shpërblimin e fundvitit.

Sipas Kacerit, sektori i shëndetësisë është lënë pas dore prej vitesh, ndërsa ai shprehet se punonjësit ndihen të zhgënjyer dhe të braktisur nga qeveria në shumë aspekte, përfshirë trajtimin financiar dhe kushtet e punës.

Përballë kësaj situate, kreu i sindikatës kërkon një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se zgjidhja e këtij problemi është emergjente dhe e domosdoshme për garantimin e dinjitetit të personelit shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu