Presioni në rritje nga komentuesit në rrjetet sociale dhe pakënaqësitë mbi punët në Shkodër, ja kanë prishur qetësinë kryetarit të bashkisë Benet Beci. Ai ka zgjedhur t’u përgjigjet me një status në rrjetin social, duke mos kursyer atakimet ndaj tyre, edhe pse shmang emrat. Sigurisht që një reagim i tillë, vjen në një kohë kur këto sulme po vijnë edhe nga ata që deri dje i kishte në krah, e nuk ja kursenin lëvdatat. Sot të pakënaqur me punën e bashkisë, kanë nisur ti evidentojnë dhe kjo gjë ka krijuar tension dhe pakënaqësi tek Beci dhe bashkëpunëtorët e tij.

Statusi i Benet Beci:

Në këtë qytet po lulëzon një specie e re: shpifësit digjitalë; të kudondodhur, të vetë-emëruar ekspertë për gjithçka dhe përgjegjës për asgjë.
Ata nuk presin rezultate, sepse rezultatet ua prishin fabulën.
Nuk e duan procesin, sepse procesi kërkon durim.
Dhe mbi të gjitha, nuk e durojnë dot faktin që puna vazhdon edhe pa lejen e tyre morale.
Ne kemi zgjedhur të mos konkurrojmë në këtë disiplinë.
Qytetet nuk ndërtohen me statuse, por me kantierë.
Po, gjërat po lëvizin.
Po lëvizin si kurrë më parë, në një qytet ku për vite me radhë zbardhej dita dhe errej nata me dembelizmin në krahëror, ndërsa harresa quhej normalitet.
Roza Lejn është vetëm një shembull i vogël, por konkret.
Një zonë ku për më shumë se 30 vite kalohej me varka.
Sot aty punohet, rindërtohet dhe ndryshimi shihet.
Ndërkohë që shpifësit digjitalë vazhdojnë të prodhojnë zhurmë,
ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që nuk mund të mohohet:
të lëvizim qytetin përpara, çdo ditë, në dritë të plotë.
Sepse, siç thoshte Platoni:
“Mund ta falim një fëmijë që ka frikë nga errësira; tragjedia e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu