Aksi Qafë Thore – Theth është bllokuar sërish si pasojë e rënies së orteqeve të dëborës.

Sipas informacioneve paraprake, bllokimi ka ndodhur në dy pika të këtij segmenti rrugor, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se është njoftuar për situatën nga banorët e zonës, ndërsa firma kontraktore pritet të ndërhyjë për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës.

Ky segment mbetet problematik gjatë sezonit dimëror për shkak të orteqeve dhe erës së fortë, e cila shpesh mbulon rrugën me dëborë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu