Situata në territorin e qarkut Shkodër, datë 14.01.2026

Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, situata hidrologjike në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me ditën e djeshme.

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet si më poshtë:

Në fshatin Obot, aksi rrugor që lidh zonën me rrugën kryesore vijon të ketë prezencë uji rreth 90 cm, nga rreth 100 cm një ditë më parë, duke treguar një tendencë rënieje. Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Mjetet e Bashkisë Shkodër dhe varkat ndodhen në terren, në gatishmëri, për të garantuar aksesin dhe ndihmën për banorët. Vijon të ketë prezencë uji në oborre, ndërsa nuk raportohet prezencë uji në banesa.

Në Njësinë Administrative Dajç, konkretisht në zonën Urrelat – Shirq, është konstatuar ulje e nivelit të ujit rreth 10 cm. Ka prezencë uji në kanalet kulluese të tokave bujqësore, por nuk raportohet prezencë uji në banesa.

Dajç: 80 ha

Velipojë: 100 ha

Ana e Malit: 530 ha

Bërdicë: 50 ha

Totali: 760 ha

Në territorin e bashkisë Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll. Nuk raportohen problematika apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm.

Akset Rrugore

Nga DRV Shkodër raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor. Në akset malore rekomandohet qarkullimi me goma dimërore dhe/ose zinxhirë.

Kontraktorët e Mirëmbajtjes Rrugore

• Qarkullimi në akset Qafë Mali – Fierzë dhe K/Hadroj – Q/Bënë kryhet me goma dimërore/zinxhirë.

• Akset rrugore Dedaj–Razëm, Bogë–Qafë Thore-Theth dhe Hani Hotit-Vermosh janë të kalueshme, por kërkohet respektim rigoroz i rregullave të qarkullimit, sinjalistikës dhe përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

Sipas të dhënave të raportuara më datë 14.01.2026, nivelet e ujit në pikat monitoruese të lumenjve Drin dhe Bunë mbeten në të njëjtat kuota, nën kuotat kritike për përmbytje. Hidrovoret Velipoje jane  ne funksion te plote , nivelet ne kuoten -1.90m. Në argjinaturat dhe veprat ujore deri tani nuk jane raportuar problematika.

Prefekti i Qarkut Shkodër është në monitorim të pandërprerë të situatës dhe mbetet në kontakt të ngushtë me njësitë vendore dhe shërbimet e emergjenca civile për të marrë të gjitha masat e nevojshme deri në normalizimin e situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu