Me përfundimin e fazes së 1/8 të Kupës së Shqipërisë, 8 skuadrat e kualifikuara në çerekfinale njohën pasditen e sotme rivalët e tyre. Në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi hedhjen e shortit, ku goglat prodhuan përballje tepër interesante. Kështu  në çerekfinale do të kemi derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Ndërkohë sfidë delikate do të jetë edhe sfida mes Elbasanit e Partizanit, teksa duelet e tjera janë Teuta – Egnatia dhe Bylis – Vllaznia.

Kujtojmë se ndeshjet e para do të zhvillohen me 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e dyta me 4 mars. Duelet e para do të zhvillohen në fushën e skuadrave të vazos së dytë.

ÇEREKFINALET:

Teuta – Egnatia

Tirana – Dinamo

Elbasani – Partizani

Bylis – Vllaznia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu