Kreu i Qarkut Shkoder Edmond Ndou uron 113 vjetorin e Policise se Shtetit. Ne rrjetin social ai shkruan:
Statusi i Plote:
113 vjetori i Policisë së Shtetit!
Në ceremoninë e organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Qarku Shkodër, ku kisha kënaqësinë të uroj drejtuesin e parë, z.Gentian Berberi dhe të gjithë efektivët e kësaj drejtorie, për punën dhe përkushtimin e tyre në garantimin e rendit dhe sigurisë publike në qarkun tonë. Ku se bashku me drejtorin e policise qarku Shkoder Prefekten dhe kreun e prokurorise qarku Shkoder, ndame dhe disa certifikata vleresime per efektive te dalluar ne kryerjen e detyres. Janë bërë hapa të rëndësishëm në reformimin e kësaj organizate dhe njëkohësisht qeveria shqiptare e ka rritur mbështetjen e saj për Policinë e Shtetit, me synimin për të qënë e barabartë me strukturat homologe në vendet e Bashkimit Europian.
Kjo është një ditë e rëndësishme që na angazhon të gjithëve për të dhënë kontributin tonë, në mbarëvajtjen e punës së policisë, ndërsa i shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në këtë mision të rëndësishëm. Nderim për të gjithë ata efektivë që dhanë jetën duke i shërbyer atdheut!






