Screenshot

RAPORT DITOR – BASHKIA SHKODËR
Datë: 12 Janar 2026 | Ora: 08:00
Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre.

Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 ha, e shpërndarë sipas njësive administrative si më poshtë: Nj.A. Dajç rreth 120 ha, Nj.A. Velipojë rreth 195 ha dhe Nj.A. Ana e Malit rreth 600 ha dhe Nj.A Bërdicë 30 ha.

Prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë, është i bllokuar kalimi me mjete për shkak të rrities së nivelit të ujit në rrugë.

Situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.64 m. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.70 m, rreth 0.50 m nën kuotën kritike (9.50 m). Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.70 m, rreth 2.30 m nën kuotën kritike (10.00 m).
Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal. Argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesat e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.
Monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu