Ballina Kronike Kamzë, qëllon me armë zjarri në ajër, policia vihet në ndjekje të...

Kamzë, qëllon me armë zjarri në ajër, policia vihet në ndjekje të autorit

Në Kamzë, në rrugën “Donald Trump”, një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

“Një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar”, njofton policia.

Ende nuk dihen arsyet që  kanë shtyrë autorin të bëjë një veprim të tillë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks