Familjarët e Dëshmorëve të Policisë, në kujdesin e veçantë dhe vëmendjen e vazhdueshme të Policisë së Shtetit!
Ditën e sotme, në ambientet e DVP Shkodër, me rastin e festës së ndërrimit të viteve, u organizua një takim me familjarët e Dëshmorëve të Policisë. Në këtë takim morën pjesë drejtuesit e DVP Shkodër dhe prefektja e qarkut Shkodër znj. Holta Duda.
Aktiviteti u realizua me kujdesin e veçantë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka prioritet mbështetjen e familjarëve të kolegëve që kanë rënë në krye të detyrës.
Drejtori Drejtues Gentian Berberi u shpreh se fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, janë pjesë e pandarë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit dhe se është krenari që disa prej fëmijëve të Dëshmorëve vijojnë të shërbejnë në strukturat e Policisë, me shumë krenari e devotshmëri.






